Botë

Putini viziton Kurskun për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të mërkurën i ka vizituar trupat e përfshirë në kundërofensivën në rajonin e Kurskut, sipas medias shtetërore. Kjo vizitë është e para në rajonin perëndimor rus që nga pushtimi ukrainas i një pjese të saj, ka raportuar “The Guardian”.

“Jam duke llogaritur në faktin se të gjitha detyrat e luftës me të cilat njësitë tona përballen do të arrihen, dhe territori i rajonit të Kurskut shpejtë do të jetë plotësisht i çliruar nga armiku”, citohet të ketë thënë Putini. 

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” ka raportuar se Putini ka mbajtur një takim në një pikë komanduese të përdorur nga forcat ruse, ku ai ka pranuar përditësime nga Valery Gerasimov, shef i shtabit i ushtrisë ruse.

Shefi i shtabit thuhet se i ka treguar edhe për ushtarë ukrainas të kapur gjatë luftimeve. 

“Ushtria ukrainase, duke parë se rezistojnë kot, kanë filluar të dorëzohen. 430 luftëtarë janë kapur”, ka deklaruar Gerasimov, gjatë takimit me Putinin.

Putini ka deklaruar se ushtarët do të trajtohen si terroristë, sipas ligjeve të federatës ruse. Këto komente sugjerojnë se ushtarët e kapur mund të përballen me gjyqe në Rusi dhe të dënohen me burgim me dekada.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur përplasje të mëdha në rajonin e Kurskut të pushtuar pjesërisht nga Ukraina, pasi kanë filluar negociatat për armëpushim.