Botë

Putini thotë se Sllovakia është e gatshme t’i ndërmjetësojë bisedimet me Ukrainën

Foto: TASS

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është shprehur i gatshëm të ndërmjetësojë bisedimet për Ukrainën. 

Sipas Putinit, Rusia është e hapur ndaj propozimit sllovak për bisedime të paqes me Ukrainën me synimin për t’i dhënë fund luftës së filluar më 2022, raportoi "DW".

Putin tha në televizionin rus të enjten se Fico i ka thënë atij gjatë vizitës se autoritetet sllovake "do të ishin të lumtura të ofronin vendin e tyre si ndërmjetësues për negociata". 

“Nuk jemi kundër, nëse bëhet fjalë për këtë. Pse jo? Meqenëse Sllovakia mban një pozicion kaq neutral”, ka thënë ai. 

Të dielën, Fico bëri vizitën e tij të paparalajmëruar në Moskë, duke thënë se i ka informuar paraprakisht liderët e lartë të BE-së disa ditë më parë, pas takimit në Bruksel.