Botë

Putini nderon ushtarët që kanë luftuar në Ukrainë

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka dhënë medalje ushtarëve që kanë luftuar në Ukrainë të dielën, si pjesë e ceremonive që shënojnë Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, të Rusisë.

Pushimi vjetor ushtarak vjen një ditë para përvjetorit të tretë të të ashtuquajturit operacioni special ushtarak i Moskës në Ukrainë, raporton AP.

Putini u ka dhënë ushtarëve rusë çmime shtetërore për pjesën e tyre në konflikt duke thënë se ata po luftonin për "paqen dhe të ardhmen e popullit tonë".

Gjithashtu të dielën, Putini ka vendosur kurora me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Moskë së bashku me ministrin e mbrojtjes të vendit, Andrey Belousov.

LEXO EDHE: