Botë

Putini i quan të pamundura bisedimet me Japoninë

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka quajtur të pamundur zhvillimin e bisedimeve për traktatin e paqes me Japoninë, për shkak të qëndrimit të Japonisë për konfliktin Rusi-Ukrainë. 

“Ne nuk refuzojmë ta rifillojmë, por vetëm nëse krijohen kushtet e nevojshme dhe mbi të gjitha nga pala japoneze”, ka thënë Putini.

Putini po ashtu ka hedhur poshtë pretendimet e Perëndimit se Rusia po ushqen planet për t’i sulmuar aleatët e NATO-s në Evropë. 

“Ata e shpikën se Rusia dëshiron ta sulmojë NATO-n. Kjo është marrëzi”, është shprehur ai, raporton “Associated Press”.

Ai e ka akuzuar Perëndimin se po mundohet ta mashtrojë popullsinë e tyre për të ruajtur ambiciet e tyre perandorake.