Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë për ndihmë humanitare për Korenë së Veriut, e cila është goditur nga reshjet dhe përmbytjet e rrëmbyeshme.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar dhe Putini ia ka dërguar mesazhin liderit korean, Kim Jong-un, përmes Ambasadës ruse në Phenian.
E Kim Jong-un ka falënderuar liderin rus për ofertën për ndihmë, por ka thënë se meqë qeveria e tij veçse ndërmori masa për rimëkëmbje, do të kërkojë ndihmë vetëm nëse është e nevojshme.
Shirat e rrëmbyer kanë prekur zonat veriperëndimore të Koresë së Veriut, ku janë përmbytur më shumë se 4.000 shtëpi dhe janë izoluar më shumë se 5 mijë banorë.