Presidenti rus Vladimir Putin e ka uruar të hënën Nicolas Maduron për rizgjedhjen e tij si president i Venezuelës, duke thënë se Moska gëzon partneritet strategjik me këtë shtet dhe se Maduro është gjithmonë i mirëpritur në Rusi.
Uashingtoni dhe qeveritë e tjera të huaja hedhin dyshime mbi rezultatet zyrtare që i dhanë fitoren presidentit aktual.
Autoriteti kombëtar zgjedhor tha pak pas mesnate se Maduro ka fituar një mandat të tretë me 51 për qind të votave.
“Marrëdhëniet Rusi-Venezuelë kanë karakterin e një partneriteti strategjik. Mos harroni se jeni gjithmonë të mirëpritur në tokën ruse”, tha Putini në një mesazh drejtuar Maduros, ka bërë të ditur Kremlini.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni ka shqetësime serioze se rezultatet e shpallura nga autoriteti zgjedhor nuk pasqyrojnë votat e popullit.