Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar Ukrainën për mosrespektim të pauzës 30-ditore në goditjen e infrastrukturës energjetike të të dy vendeve, një çështje për të cilën presidenti rus Vladimir Putin, ishte pajtuar me presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një bisede telefonike të martën.
Duke komentuar telefonatë, Peskovi ka thënë se Putini dhe Trumpi i besojnë njëri-tjetrit, dhe dëshirojnë që t’i normalizojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi, pas më shumë se tre vetësh lufte, që kur ka nisur pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës.
“Presidenti Putin dhe ai Trump e kuptojnë njëri-tjetrin mirë, i besojnë njëri-tjetrit dhe synojnë që gradualisht të lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shtuar Peskov.