Botë

Putin: Zelensky po bëhet figurë toksike në Ukrainë

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky po bëhet një "figurë toksike" në Ukrainë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus të martën, Putini ka thënë se Zelensky po bëhet toksik sepse "ai jep urdhra absurde të diktuara jo nga konsiderata ushtarake, por nga konsiderata politike, dhe është e paqartë se në çfarë bazohen këto", raporton AP.

"Kjo çon në humbje të pajustifikueshme të mëdha, në mos të themi humbje shumë të mëdha ose katastrofike për ushtrinë ukrainase”, ka shtuar ai. 

Sipas liderit rus, Zelensky "po bëhet toksik për shoqërinë në tërësi" dhe dha si shembull "votimin e së hënës në parlamentin ukrainas për zgjerimin e autoritetit të tij".

Vërejtjet erdhën pasi Ukraina të hënën shënoi përvjetorin e tretë të fillimit të operacionit ushtarak të Rusisë.