Botë

Putin: Testuam një raketë me rreze të mesme veprimi në Ukrainë

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Ukraina është sulmuar me raketë mesatare të veprimit dhe me një raketë testuese.

BBC-ja ka raportuar të enjten se Putin u shpreh se sulmi ishte si përgjigje ndaj përdorimit të armëve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kievin.

“Si përgjigje e përdorimit të armatimit me rreze të gjatë të SHBA-së dhe Britanisë më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një test i një prej sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike”, ka thënë Putin.

Putin ka deklaruar se lufta në Ukrainë ka marrë përmasa globale. Ai u shpreh se Rusia ka të drejtë t'i përdorë armët e saj kundër instalimeve ushtarake të vendeve që i përdorin armët e tyre ndaj objekteve ruse.

Putin ka akuzuar SHBA-në për shkatërrimin e sistemit të sigurisë globale.

Të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është goditur nga “një raketë e re ruse” dhe ka sugjeruar se kishte “karakteristikat” e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).