Botë

Publikohet momenti kur u shemb ura në Kore të Jugut, të paktën tre të vdekur

Ura në Kore të Jugut

Të paktën tre persona kanë vdekur në Korenë e Jugut e shtatë të tjerë janë lënduar pasi një pjesë e urës që po ndërtohej u shemb të martën.

VIDEO:

Kjo ka ndodhur në qytetin Anseong, 70 kilometra nga Seuli, kur pesë struktura mbështetëse prej 50 metrash nga çeliku u shembën, derisa në anën tjetër po vendosej me vinç.

TheGuardian ka publikuar momentin e shembjes së urës. Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Koresë së Jugut njoftoi për rastin, derisa një person dyshohet se ka mbetur nën rrënoja.

Presidenti në detyrë, Choi Sang-mok, bëri thirrje për mobilizim të të gjithë personelit.