Studentët në kolegjin Trinity në Dublin të Irlandës i kanë dhënë fund protestave të tyre pesë-ditore pasi universiteti është zotuar t’i ndërpresë marrëdhëniet me kompanitë izraelite.
Udhëheqësit studentorë pretenduan fitoren të mërkurën mbrëma pas një fushate të stilit amerikan, raportoi The Guardian.
Në një deklaratë të universitetit thuhet se menaxhmenti ka arritur një marrëveshje me protestuesit.
"Trinity do të përpiqet të heqë dorë nga investimet në kompani të tjera izraelite”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Lista e furnizuesve të Trinity përmban vetëm një kompani izraelite, e cila do të qëndrojë deri në mars 2025 për arsye kontraktuale, thuhet në deklaratë.
Protesta filloi më 3 maj kur protestuesit pro-palestinezë ngritën dhjetëra tenda në Sheshin e Fellows, të ngjashme me veprimet në SHBA, Evropë dhe Indi në përgjigje të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.
Ndryshe nga konfrontimet në SHBA ku policia dëboi me forcë demonstruesit në disa universitete, në kolegjin Trinitu nuk pati asnjë përpjekje për të ndërprerë protestën.