Protestuesit izraelitë kanë bllokuar të hënën kamionët e ndihmave të destinuara për Gazën, duke hedhur pakot e ushqimit në rrugë dhe duke hapur thasët me drithëra. Kamionët u ndalën në Bregun Perëndimor të okupuar.
VIDEO:
Israeli right wing activists blocked aid trucks which were on their way to Gaza today at the Tarqumiya crossing in the West Bank pic.twitter.com/fUd3ywuDbr
— Barak Ravid (@BarakRavid) May 13, 2024
Kamionët, që ishin dërguar te pikëkalimi Tarqumiya në perëndim të Hebronit, ishin nisur nga Jordania dhe kishin destinacion Rripin e Gazës, ku dhjetëra mijëra palestinezë po përballen me mungesë të ushqimit dhe gjërave tjera bazike. Shtëpia e Bardhë ka dënuar ashpër sulmin.
VIDEO:
Children in Gaza are not starving, children in Gaza are BEING STARVED
Is it self-defense when you attack and destroy humanitarian aid to a starving children in Gaza? pic.twitter.com/56ZV8GV5RS— Mohamad Safa (@mhdksafa) May 13, 2024
Grupi, që pretendohet se qëndron prapa protestës, tha se po kërkonte lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen në Gaza. Pamjet nëpër rrjete sociale shfaqnin protestuesit duke hedhur kutitë në tokë e duke shkelur ato. Disa video shfaqnin edhe djegien e automjeteve.
Sipas raportimeve në mediat izraelite, grupi aktivist “Tzav 9” ishte prapa kësaj proteste.
VIDEO:
You mean these kids are the “children of light”? Israeli kids whose parents teach them to destroy humanitarian aid meant for starving children in Gaza. pic.twitter.com/aOpOeEI345
— Mohamad Safa (@mhdksafa) May 14, 2024