Botë

Protestuesit bllokojnë trafikun në Hungari në kundërshtim të ligjit që ndalon Paradën e Krenarisë

protesta

Protestë gjatë mbajtjes së seancës plenare në Parlamentin hungarez

Foto: Associated Press

Mijëra protestues kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit të Hungarisë të martën në kundërshtim të një ligji që ndalon ngjarjet që lidhen me Paradën e Krenarisë së komunitetit LGBTQ+.

Protesta ishte e dyta brenda një javë që kur Hungaria e miratoi në parlament ligjin.

Me brohoritjet “demokraci” disa mijëra protestues vërshuan në rrugën “Kossuth Lajos” të Budapestit, një nga rrugët më të ngarkuara, raportoi AP. 

Sipas ligjit të ri, mbajtja e ngjarjeve që lidhen me LGBTQ+ shkelin ligjin dhe konsiderohen vepra penale. Autoritetet mund të përdorin pajisje për identifikimin e fytyrës për të identifikuar individët që marrin pjesë në ngjarjet e ndaluara dhe mund të gjobiten deri me 500 dollarë.

Organizatorët e Paradës së Krenarisë janë zotuar se do ta vazhdojnë ngjarjen, që këtë verë shënon përvjetorin e 30-të.