Grupet e ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe po vazhdojnë të protestojnë prej disa ditësh për shkak të vrasjes së tre vajzave të mitura në Southport. Edhe të shtunën ka pasur konflikt të madh mes protestuesve dhe policisë.
Protestat e reja shpërthyen në qytetin Rotherham, ku një grup personash të maskuar u përplasën me policinë. Gjatë trazirave, një polic u plagos. Protestuesit kanë thyer disa xhama të hotelit ku po qëndrojnë azilkërkuesit.
Siç raporton BBC, personat e maskuar rrotulluan një kosh plehrat drejt hotelit dhe më pas ia vunë flakën. Policia u rreshtua para objektit.
“Peaceful protest” they said.
Holiday Inn, Rotherham
Violent riots against a hotel hosting ‘Migrants’ they’ve smashed through a fire door, stormed the building then attempted to set the Hotel on fire with people inside.
What is happening in our Country? #protests #riots pic.twitter.com/XZdt5Kzx54
Më 29 korrik, 17-vjeçari britanik Axel Rudakubana, me origjinë nga Ruanda, vrau me thikë tre vajza të mitura në Southport. Grupet e ekstremit të djathtë e kthyen këtë tragjedi në luftë kundër emigrantëve.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se “protestuesit do të pendohen që po marrin pjesë në këto protesta”.
“Do të sillen para drejtësisë”, ka thënë ai.