Botë

Protesta në Washington para fjalimit të Netanyahut në Kongres

Protesta para fjalimit të Netanyahut

Protesta para fjalimit të Netanyahut

Foto: Associated Press

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur rreth ndërtesës së Kongresit të mekurën, në kohën kur pritet që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të flasë para ligjvënësve me shpresën për të forcuar mbështetjen e SHBA-së për vazhdimin e ofensivave të Izraelit kundër Hamasit dhe kundërshtarëve të tjerë.

Por bojkoti i paralajmëruar nga disa ligjvënës demokratë dhe turmat e protestuesve po nxjerrin në pah se si sjellja e qeverisë së tij në luftën shkatërruese në Gaza, po shkakton çarje në mbështetjen e gjatë amerikane për vendin e tij, raporton AP.

Gjatë natës të së martës, qindra protestues të organizuar nga një grup hebre organizuan një protestë duke thirrur: "Jo në emrin tonë".

Jashtë Kapitolit, priten protesta të mëdha për vdekjen e më shumë se 39,000 palestinezëve dhe mbi paaftësinë e Netanyahut për të liruar pengjet izraelitë dhe amerikane të marrë nga Hamasi dhe militantë të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit që shkaktoi luftën.

Raportohet se rreth 30 ligjvënës demokratë do ta bojkotojnë paraqitjen e Netanyahut. Por mungesa më e dukshme do të jetë ajo e zëvendëspresidentes, Kamala Harris, e cila shërben si presidente e Senatit dhe tradicionalisht do të duhej të ishte e pranishme për çdo personalitet që flet. Ajo ka argumentuar se një udhëtim i planifikuar më parë do t’ia pamundësojë prezencën. 

Ndërkaq, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë se në vend se të jetë e pranishme gjatë fjalimit të Netanyahut, do të takohet me familjet e viktimave izraelite të Hamasit.

LEXO EDHE: