Botë

Protesta në Jerusalem dhe Tel Aviv për të kërkuar lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza

Protesta për pengjet

Protesta për pengjet

Foto: Associated Press

Qindra protestues në Jerusalem dhe Tel Aviv dolën në rrugë sërish të mërkurën për të bërë thirrje për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gaza.

Protesta jashtë zyrës së kryeministrit ka ndodhur pak pasi përfaqësuesit e familjarëve të pengjeve që po mbahet nga militantë të Hamasit, publikuan video ku shiheshin disa pengje gra të gjakosura, të cilat ishin marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, raporton AP.

Protestuesit në Tel Aviv kërkuan edhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Më 7 tetor, militantët e udhëhequr nga Hamasi, sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1200 njerëz, shumica e të cilëve civilë, dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.

Autoritetet izraelite thonë se rreth 100 pengje po vazhdojnë të mbahen në Gaza, bashkë me trupat e 30 të tjerëve. 

Në përgjigje të sulmit të Hamasit, Izraeli ka nisur luftën në Gaza, duke lënë deri tani të paktën 35,000 palestinezë të vdekur, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ndërkaq, rreth 80% e popullatës prej 2,3 milionë palestinezësh janë zhvendosur brenda territorit, shpesh edhe disa herë.