Botë

Protesta masive në Gjermani kundër rregullave të reja të propozuara për imigracionin

Gjermani, protesta

Foto: Associated Press

Protestues të shumtë janë mbledhur të hënën jashtë sallës së kongresit të Unionit Kristian Demokrat (CDU) në Berlin duke vazhduar demonstratat masive kundër partisë që nisën në të gjithë Gjermaninë gjatë fundjavës, raporton agjencia "AP".

Qindra njerëz protestuan kundër Friedrich Merz, liderit të qendrës së djathtë dhe kandidat kryesor të CDU-së në zgjedhjet e 23 shkurtit, për dërgimin në Parlament të propozimeve për rregulla të reja të ashpra migracioni, që morën mbështetjen e një partie të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Duke mbajtur pankarta ku shkruante "turp", protestuesit thanë se Merz dhe kristiandemokratët e tij thyen premtimin e pashkruar pasnazist të Gjermanisë nga të gjitha partitë demokratike, për të mos miratuar kurrë asnjë ligj në Parlament me mbështetjen e partive nacionaliste të ekstremit të djathtë si, Alternativa për Gjermaninë. 

Merz të mërkurën ka propozuar një projektligj në Parlament duke i bërë thirrje Gjermanisë të kufizojë numrin e imigrantëve. Projektligji ka kaluar falë mbështetjes së AfD-së. Por, të premten, dështoi të siguronte shumicën në dhomën e ulët të Parlamentit, pasi disa prej deputetëve të CDU-së se përkrahën. 
 

LEXO EDHE: