Botë

Propaganduesja ruse vritet në kufi me Ukrainën

Propaganduesja e mediave ruse, Anna Prokofieva

Propaganduesja e mediave ruse, Anna Prokofieva, është raportuar e vrarë nga një minë tokësore në kufirin me Ukrainën, ka raportuar NYPost.

35-vjeçarja thuhet se u hodh në erë kur automjeti me të cilin po udhëtonte me kameramanin ra në një minë në rajonin Belgorod të Rusisë, ka transmetuar televizioni shtetëror rus.

Rusët thonë se Prokofieva vdiq “duke kryer detyrën e saj profesionale”.

Kameramani Dmitry Volkov pësoi lëndime të rënda në shpërthim.

Por, mediat ndërkombëtare kanë raportuar disa herë për Prokofievan, që konsiderohet si “raportuesja joshëse” e presidentit rus, Vladimir Putin. Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje me simbolin rus “Z”, e veshur me rroba ushtarake dhe flamurin rus.

Postimi i saj i fundit në Telegram ishte një pamje në pyll, e veshur me rroba ushtarake.

“Unë jam ruse, jam patriote, e dua vendin tim dhe gjithmonë i kam mbështetur forcat tona”, ka shkruar ajo pranë fotografisë.