Miliarderi i lindur në Rusi dhe pronari i "Telegramit", Pavel Durov po vazhdon të mbahet në Paris, dhe pritet të merret në pyetje nga policia franceze të hënën, njoftoi kanali lokal i lajmeve franceinfo, pasi ai u arrestua në fundjavë.
“Ndalimi policor vazhdon të hënën dhe mund të zgjasë deri në katër ditë”, njoftoi mediumi.
Autoritetet franceze nuk e kanë konfirmuar ende arrestimin e Durovit.
Një burim policor i ka thënë Reuters se Durov u arrestua në fundjavë në një aeroport me avion privat afër Parisit, sepse ai është subjekt i një urdhër arresti.
Një njësi e xhandarmërisë së sigurisë kibernetike dhe njësia kombëtare e policisë kundër mashtrimit po udhëheqin hetimin, tha burimi.
“Shefi ekzekutiv i ‘Telegramit’, Pavel Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh në Evropë”, ka bërë të ditur ‘Telegrami’ në një deklaratë të dielën.
“Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin e asaj platforme”, thuhet më tej në deklaratë.