Prokurori i qarkut të Manhatanit ka thënë të martën se pajtohej për shtyrjen e dënimit të Donald Trumpit në rastin e njohur si “paratë e heshtjes”.
Në një letër drejtuar gjyqtarit Juan Merchan, zyra e prokurorit të qarkut gjithashtu pranoi se Trumpi nuk ka gjasa të dënohet "deri në përfundim të mandatit të ardhshëm presidencial.
Por prokurori thotë se dënimi për krim i Trumpit duhet të qëndrojë, raporton CNN.
Në një paraqitje gjyqësore të martën, zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit ka thënë se presidenca e ardhshme e Trumpit nuk është arsye për të hequr dorë nga një çështje për të cilën ai tashmë ishte gjykuar.
Por prokurorët argumentuan se “duhet të merret parasysh” ngrirja e mundshme e çështjes deri pasi Trumpi të jetë jashtë detyrës.
Zhvillimet përbëjnë një kthesë historike dhe të paprecedentë për fatin ligjor dhe politik të Trumpit.
Një vit më parë, Trumpi po përballej me katër aktakuza të veçanta. Tani, ndërsa ai përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, strategjia e avokatëve të Trumpit për t'i shtyrë të gjitha rastet ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme, pasi dy çështje federale do të mbyllen, çështja e shtetit të Xhorxhias është në gjumë prej kohësh, teksa çështja e Nju Jorkut është gati të përfundojë pa një dënim.
Trumpi është dënuar në maj për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit mbi pagesat e bëra nga avokatit i tij i atëhershëm Michael Cohen për të rimbursuar një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels për ta penguar atë të fliste për një aferë të supozuar përpara zgjedhjeve të 2016. Trump e ka mohuar aferën.