Botë

Prokurorët amerikanë rekomandojnë ngritjen e një padie kundër “Boeing”

Beoing

Foto: Associated Press

Prokurorët amerikanë kanë rekomanduar Departamentin e Drejtësisë (DD) që të ngrejë padi penale ndaj “Boeing”.

Kjo pason një pretendim nga Departamenti se prodhuesi i avionit kishte shkelur një marrëveshje në lidhje me dy përplasje fatale, që përfshinin avionin e tij 737 Max, të cilat lanë të vdekur 346 njerëz.

DD-ja ka afat deri më 7 korrik për të marrë një vendim përfundimtar nëse do të ndjekë penalisht kompaninë, raporton BBC.

Rekomandimi nuk është një vendim përfundimtar dhe detajet e ndonjë veprimi të mundshëm kriminal nuk dihen, sipas CBS.

"Ky është një vendim vërtet kritik që po vjen. Ka probleme me këta aeroplanë”, ka thënë Ed Pierson, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Sigurinë e Aviacionit dhe një ish-menaxher i lartë në Boeing. 

Përplasjet e avionit, që të dyja përfshijnë avionin 737 Max të Boeing, ndodhën brenda gjashtë muajve nga njëri-tjetri.

Përplasja me “Lion Air” të Indonezisë ndodhi në tetor të vitit 2018, e ndjekur nga përplasja e një fluturimi të “Ethiopian Airlines” në mars të vitit 2019. 

Javën e kaluar, të afërmit e viktimave i kërkuan prokurorëve të kërkonin një gjobë kundër Boeing prej 25 miliardë dollarësh dhe të nisnin një ndjekje penale. 

Sipas një marrëveshjeje të arritur në vitin 2021, Boeing ka thënë se do të paguante një shlyerje prej 2.5 miliardë dollarësh dhe prokurorët ranë dakord t'i kërkonin gjykatës të anulojë një akuzë penale pas tre vjetësh nëse kompania respekton disa përcaktime në marrëveshjen e shtyrë të ndjekjes penale. 

Por muajin e kaluar, DD-ja ka thënë se Boeing ishte duke e shkelur marrëveshjen.