Zyrtarët të lartë të Venezuelës kanë prezantuar një projektligj “antifashizëm”, i cili po vlerësohet të jetë një goditje ndaj disidencës.
Qeveria ka argumentuar se kjo është një “luftë kundër terrorizmit” që ka çuar në arrestimin e më shumë se 30 personave që nga muaji janar, duke përfshirë një avokat të shquar të të drejtave të njeriut dhe personel të kandidates kryesore të opozitës për presidente, María Corina Machado.
Zëvendëspresidentja, Delcy Rodriguez e ka prezantuar projektligjin si “ligj kundër fashizmit, neofashizmit dhe shprehjeve të ngjashme”, në Asamblenë Kombëtare, raporton AP.
Projektligji ka shpjeguar Rodriguez, do të përmbajë 30 nene. “Projektligji thekson masat kundër fashizmit, që ndalojnë shpërndarjen e mesazheve që mbrojnë ose promovojnë dhunën si një metodë veprimi politik ose denigrojnë demokracinë”, ka thënë Rodriguez.
Ligji ka shqetësuar opozitën e qeverisë së Nicolás Maduros që shpesh u referohet liderëve të opozitës dhe protestuesve si “fashistë”.
Machado drejton partinë politike “Vente Venezuela” që është cilësuar nga Maduro si “lëvizje terroriste”.
Projektligji duhet të diskutohet më tej përpara se të miratohet përfundimisht nga Kuvendi.
Rodriguez nuk dha detaje për atë se çfarë konkretisht do të përbëjë një akt “fashist”.
Venezuela do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 28 korrik.