Botë

Presidentja gjeorgjiane i kërkon policisë që të mos përdorë forcë kundër protestuesve

presidentja e Gjeorgjise

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili i kërkoi policisë të mos përdorë forcën kundër protestuesve të premten vonë, pasi 107 persona të tjerë u arrestuan në përleshjet gjatë natës, raporton AP.

Policia përdori forcë për të shpërndarë një turmë të madhe të mbledhur në Tbilisi, duke përdorur topa uji, sprej dhe, në disa raste, duke rrahur brutalisht protestuesit, sipas dëshmitarëve okularë, përfshirë edhe një gazetar të AP-së në terren.

Presidentja vlerësoi gjithashtu qytetarët për luftën për demokraci. Sipas saj, askush nuk është i gatshëm të pranojë një Gjeorgji të rusifikuar,një Gjeorgji të privuar nga kushtetuta e saj ose një Gjeorgji në duart e një qeverie dhe parlamenti të paligjshëm.

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë konfirmoi se 107 persona u arrestuan gjatë një proteste gjatë natës në Tbilisi.