Ligjvënësit e Koresë së Jugut të shtunën do të votojnë për herë të dytë një mocion që çon në shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol.
Të shtunën e kaluar, Yoon i shpëtoi votimit pasi shumica e deputetëve të partisë së pushtetit bojkotoi votimin. Nuk dihet nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë herë, raportoi AP.
Protestat kanë vazhduar kundër presidentit me thirrjen për shkarkim për shkak të ligjit ushtarak që ai provoi ta fuste në fuqi. Dhjetëra mijëra persona kanë dalë rrugëve të Seulit tashmë për dy javë duke thirrur për shkarkimin dhe arrestimin e tij.
Ligji ushtarak i Yoonit, i pari i tillë në katër dekada në Korenë e Jugut, zgjati vetëm gjashtë orë, por ka nxitur reagim të ashpër. Yoon u detyrua ta tërheqë dekretin pasi Parlamenti votoi kundër tij.
Mocioni ishte iniciuar nga partitë opozitare. Herën e kaluar, 195 deputetë votuan nga 200 sa kërkohej që mocioni të jetë i suksesshëm. Për ta shkarkuar presidentin nevojiten dy të tretat e votave në Parlament, apo votat e 200 nga 300 anëtarët e tij.
Parlamenti i Koresë së Jugut vendos, presidenti pezullohet nga të gjitha detyrat
Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar pro fajësimit të presidentit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyra zyrtare, për shkak të tentimit të tij për të shpallur gjendje lufte, një javë më parë.
Parlamenti e kaloi mocionin me 204 vota pro të shtunën.
Por, fuqitë dhe detyrat e tij presidenciale do të pezullohen derisa një kopje e dokumentit për fajësimin e tij t’i dorëzohet atij si dhe Gjykatës Kushtetuese, raportoi AP.
Gjykata Kushtetuese ka 180 ditë për të përcaktuar për shkarkimin e Yoon-it nga detyra si president, ose nëse do ta kthejë në detyrë. Nëse hiqet nga pozita, zgjedhjet për zëvendësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh.