Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, e ka paralajmëruar Kinën që të mos e kalojë vijën e kuqe në Detin Jugor të Kinës.
Nëse një filipinas vdes si rezultat i veprimeve të qëllimshme të Kinës, Filipinet do ta konsiderojnë si “akt të luftës” dhe do t’i përgjigjen, ka thënë ai.
Marscos ka folur në një forum sigurie në Singapor ku morën pjesë shefat e mbrojtjes nga bota, përfshirë SHBA-në e Kinën, raportoi BBC.
Një zëdhënës i ushtrisë kineze akuzoi Filipinet se po ia hedhin fajin Kinës kot dhe se po “njollosin e sulmojnë”.
Në muaj e fundit, mospajtimet mes Kinës dhe Filipineve mbi territorin në Detin Jugor të Kinës janë ngritur në përplasje agresive.