Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka ngarkuar të hënën liderin e Partisë së Lirisë, Herbert Kickl, që të formojë një qeveri të re, e cila do të ishte e para në vend e udhëhequr nga e djathta ekstreme që nga Lufta e Dytë Botërore
Vendimi vjen pas takimit të Va nder Bellen me Kickl të hënën në mëngjes.
Mundësia e formimit të qeverisë nga e djathta ekstreme ka nxitur reagimin e shumë njerëzve, duke bërë që qindra protestues të mblidhen të hënën në Vjenë për ta kundërshtuar.
Përpjekjet për të formuar një aleancë qeverisëse pa të djathtën ekstreme dështuan në ditët e para të vitit të ri, dhe Nehammer ka bërë të ditur të shtunën se do të jepte dorëheqjen.
Partia Popullore më pas sinjalizoi se mund të ishte e hapur për të punuar nën Kickl.
Negociatat midis dy partive nuk janë të garantuara se do të rezultojnë të suksesshme, por nuk ka më asnjë opsion tjetër realist koalicioni në parlamentin aktual, teksa sondazhet thonë se zgjedhjet e reja mund të forcojnë më tej Partinë e Lirisë.
LEXO EDHE: