Botë

Presidenca e Trumpit do të ndihmojë patriotët evropianë të "pushtojnë" Brukselin, thotë Orban

Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar të thënë se Presidenca e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë në nisjen e një vale të dytë të ndryshimeve masive politike të krahut të djathtë në Evropë.

Orbani e ka quajtur këtë një ofensivë për të "pushtuar" Brukselin, raporton Reuters.

"Vetëm disa orë dhe madje edhe dielli do të shkëlqejë ndryshe në Bruksel. Një president i ri në SHBA, një fraksion i madh Patriotësh në Bruksel, entuziazëm i madh”, ka thënë Orban në një fjalim të hënën.

"Kështu që sulmi i madh mund të fillojë. Me kët,ë unë nis fazën e dytë të ofensivës që synon të pushtojë Brukselin."

Trumpi inaugurohet sot si president i 47-të i SHBA-së. Inaugurimi do të bëhet në ambiente të mbyllura, për herë të parë në disa dekada, për shkak të motit shumë të ftoftë në Washington. 

LEXO EDHE: