Botë

Predha e prodhimit amerikan hedh në erë tankun rus

Ukraina dhe Rusia

Foto: X

Pak sekonda i duhen një predhe për ta shkatërruar një tank në hapësirë të hapur. Kështu të paktën vërtetohet në një video të publikuar nga ushtria ukrainase ku u filmua djegia e një tanku rus.

Predha, që sipas autoriteteve të Ukrainës, është prodhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), u hodh në brendinë e tankut të ushtrisë së Vladimir Putinit, dhe për pak e hodhi atë në flakë.

Tanku nisi të digjej nga brenda, derisa droni ukrainas filmoi momentin.

Nuk është bërë i ditur lokacioni i këtij sulmi.