Mijëra studentë universitarë në Bangladesh kanë protestuar kundër sistemit të rekrutimit që thonë se i favorizon fëmijët e heronjve të luftës dhe grupeve të caktuara për punë qeveritare me paga të larta.
Protestuesit kanë thënë se sistemi është diskriminues dhe kanë bërë thirrje që rekrutimi të bëhet në bazë të meritave.
Një e treta e pozitave mbahen për fëmijët e atyre që luftuan për ta fituar pavarësinë e vendit më 1971. Disa janë të rezervuara për gratë, pakicat etnike dhe personat me aftësi të kufizuara.
Kritikët kanë thënë se sistemi padrejtësisht i bënë përfitues fëmijët e grupeve pro-qeveritare që mbështesin kryeministren Sheikh Hasina. Hasina është vajza e liderit themelues të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman, raportoi BBC.
Pozitat qeveritare janë të lakmueshme në Bangladesh sepse paguhen shumë mirë. Në përgjithësi, më shumë se gjysma e pozitave rezervohen për grupe të caktuara.
Bangladeshi, që ishte nga shtetet më të varfra në botë, tani është një prej ekonomive për të zhvilluara në Azi.