Botë

Porti i ndërtuar nga SHBA-ja në Gaza do të largohet për t’u riparuar

Porti i ndërtuar nga SHBA-ja

Porti i ndërtuar nga SHBA-ja

Foto: Associated Press

Porti i përkohshëm i ndërtuar në Gaza nga ushtria amerikane me qëllimin për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave për palestinezët, do të largohet nga bregu i Gazës për t’u riparuar, pasi një ditë më parë ishte dëmtuar si pasojë e valëve të mëdha në det, ka bërë të ditur Pentagoni.

Në dy ditët e ardhshme, porti i instaluar do të largohet nga plazhi dhe do të dërgohet në qytetin Ashdod të Izraelit jugor, ku Komanda Qendrore e SHBA-së do ta riparojë, ka bërë të ditur për gazetarët zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, raporton AP.

Ajo ka shtuar se rregullimi i dëmtimeve do të zgjasë “të paktën një javë" dhe më pas porti do të duhet të rikthehet në plazhin e Gazës.

“Që nga momenti kur ishte instaluar, ai funksiononte mirëpo patëm stuhi të motit që e bënë atë të pafuqishëm. Shpresojmë që për vetëm pak më shumë se një javë, mund të rikthehet dhe të funksionojë”, ka deklaruar Singh. 

Porti, i përdorur për të transportuar ndihma humanitare që mbërrinin nga deti, është një nga mënyrat e pakta që ushqimi dhe furnizimet e tjera pa pagesë u shkojnë palestinezëve, për të cilët OKB-ja thotë se janë në prag të urisë në mes të luftës gati 8-mujore mes Izraelit dhe Hamasi në Gaza. 

Dy kalimet kryesore në Gazën jugore, Rafahu nga Egjipti dhe Kerem Shalom nga Izraeli, ose nuk funksionojnë ose janë kryesisht të paarritshme për OKB-në për shkak të luftimeve aty pranë, ndërsa Izraeli po përparon në Rafah. 

Porti dhe dy kalimet nga Izraeli në Gazën veriore janë vendi ku shumica e ndihmave humanitare të ardhura kanë hyrë në tri javët e fundit.

LEXO EDHE: