Botë

Polonia vë në gatishmëri avionët luftarakë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Avionet luftarake

Foto: Associated Press

Polonia ka vendosur avionët e saj luftarakë në gatishmëri për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve ruse në Ukrainë.

"Sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore dhe të zbulimit të radarit arritën gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, ka shkruar Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake në X.

Polonia ka vendosur vazhdimisht në gatishmëri avionë luftarakë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë, që kur ka nisur lufta atje.

Të enjten, forcat ajrore të Ukrainës kanë deklaruar se Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike ndërkontinentale (ICBM). Është hera e parë që Rusia përdor këto raketa për ta sulmuar Ukrainën që kur ka nisur lufta.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Ukrainë sulmoi Rusinë me raketa me rreze të gjatë të furnizuara nga SHBA-ja (ATACMS) dhe nga Britania e Madhe (Storm Shadow).

LEXO EDHE: