Botë

Polonia arreston disa të dyshuar për sabotim të dirigjuar nga Rusia

Donald Tusk

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se tre persona janë arrestuar mbi dyshimin për lidhje me sabotim të sponsorizuar nga jashtë, duke shtuar se nëntë të tjerë tashmë ishin arrestuar më herët.

Tusk ka folur për mediat për hapat që qeveria e tij po merr për të mbrojtur Poloninë ndaj aktiviteteve armiqësore, përfshirë incidente të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse.

Tusk ka thënë se nëntë persona janë burgosur me dyshimin se ishin përfshirë direkt në akte sabotazhi në Poloni, me urdhër të shërbimeve ruse.

Ai ka shtuar se edhe vende të tjera, posaçërisht Lituania dhe Letonia janë të kërcënuara nga sabotimi dhe provokimi.