Një gjykatë gjermane e ka gjobitur një nga figurat më të rëndësishme të partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” për përdorimin e një fraze të ndaluar naziste në një tubim politik. Gjyqi i profilit të lartë u bë vetëm disa muaj para zgjedhjeve ku ai synon të bëhet lider i shtetit.
Gjykata e dënoi Bjorn Hocke, shefin e AfD-së në rajonin Thuringia, se përdori një slogan nazist kur mbajti një fjalim në maj 2021.
Hocke e mbylli fjalimin e tij atëkohë me sloganin “gjithçka për Gjermaninë”. Gjykata tha se ai e dinte lidhjen me nazistët dhe e gjobiti 13,000 euro, raportoi Guardian.
Hocke akuzoi prokurorët se e kishin bërë cak politik dhe se ishte viktimë e “represionit politik”.
Gjermania ka ligje të ashpra për përdorimin e sloganeve, propagandës dhe simboleve të lidhura me organizatat e ndaluar, si partia naziste dhe të tjera.