Botë

Politikani amerikan shpallet fajtor për vrasjen e gazetarit hulumtues

Robert Telles

Foto: Getty

Një politikan nga Nevada është shpallur fajtor të mërkurën për vrasjen e një gazetari hulumtues i cili pati shkruar artikuj kritik për punën e tij sa ishte në detyrë. 

Robert Telles është në burg që nga viti 2022 për therjen e gazetarit Jeff German. 

Në gjyq, prokurorët prezantuan prova ADN-je të gjetura në thonjtë e Germanit të cilat thanë se i përkisnin Tellesit – i cili ishte deklaruar i pafajshëm. 

Megjithatë, një juri prej 12 anëtarësh dha verdiktin të mërkurën për shpalljen fajtor të tij, raportoi BBC. 

Telles, i cili ishte zgjedhur në krye të Administratës Publike në Clark County më 2018, doli para gjykatës dhe tha se nuk ishte fajtor. 

Pas verdiktit të jurisë, ai tani përballet me dënim me burgim të përjetshëm.  

Në shtator 2022, German ishte gjetur i therur shtatë herë jashtë shtëpisë së tij në Nevada. Ai kishte kaluar më shumë se katër dekada duke mbuluar fushën e korrupsionit. Kishte shkruar disa artikuj për Tellesin.