Policia në SHBA po heton nëse shprëthimi i një veture Tesla para derës së Hotelit Trump në Las Vegas, ka lidhje me sulmin në New Orleans që ndodhi më 1 janar, raporton “BBC”.
Shoferi i Tesla Cybertruck vdiq dhe shtatë tjerë u lënduan të mërkurën, kur automjeti shpërtheu para derës së Hotelit Trump në Las Vegas. Në automjet kishte bombola me naftë dhe fishekzjarrë.
Në sulmin në New Orleans, një ish-ushtarak amerikan goditi me veturë disa qytetarë, duke vrarë 15 e lënduar 35 tjerë. Ai u qëllua për vdekje pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se po shohin nëse kanë lidhje dy incidentet. Ndërkohë është bërë e ditur se dyshohet se sulmuesi i New Orleansit nuk kishte vepruar i vetëm.
Tesla Cybertuck ishte marrë me qira në Colorado dhe arriti në Las Vegas të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para se të shpërthente. I parkuar në afërsi të hotelit, fillimisht filloi të dilte tym nga vetura para se të shpërthente.
Sherifi Kevin McMahill u ka treguar gazetarëve pamjet e shpërthimit.
Ndaj sulmit ka reaguar edhe shefi i Teslas, Elon Musk.
“...zgjodhën automjetin e gabuar për një sulm terrorist. Cybertruck në të vërtetë e përmbajti shpërthimin dhe e drejtoi atë lartë. As dyert e qelqit të hollit nuk u thyen”, ka shkruar Musk në platformën “X”.
The evil knuckleheads picked the wrong vehicle for a terrorist attack. Cybertruck actually contained the explosion and directed the blast upwards.
Not even the glass doors of the lobby were broken. https://t.co/9vj1JdcRZV