Policia ka mbërritur të enjten në vendin kryesor të protestës në kampusin e Universitetin të Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA) në SHBA, dhe po përpiqet të çmontojë barrikadat e improvizuara.
Raportohet edhe për fishekzjarrë që po shpërthejnë njëri pas tjetrit. Policia duket se ka kaluar nëpër disa nga barrierat që protestuesit kishin ngritur, raporton BBC.
Ata kanë filluar të largojnë protestuesit që u zotuan të qëndrojnë pavarësisht paralajmërimeve.
Oficerët policorë kanë qëndruar në UCLA që nga mëngjesi i të mërkurës, duke paralajmëruar protestuesit se do të arrestoheshin nëse nuk largohen, por protestuesit vazhdojnë të bërtasin se nuk do të shkojnë.
Disa protestues janë armatosur me pajisje të improvizuara për protestat, duke përfshirë kapele të forta dhe çadra.
Protestat propalestineze të studentëve janë duke vazhduar në disa universitete në SHBA që disa ditë.
Policia është detyruar të arrestojë mijëra persona deri tani.
LEXO EDHE: