Policia e Koresë së Jugut ka arrestuar 215 njerëz nën dyshimin se kanë vjedhur 320 miliardë won (rreth 21.6 miliardë euro), në mashtrimin më të madh të investimeve të kriptomonedhave në vend, raporton Reuters.
Policia e provincës Gyeonggi Nambu ka thënë të mërkurën se arrestimet kanë përfshirë edhe organizatorin e dyshuar të grupit të krimit të organizuar, të akuzuar për shitjen e 28 llojeve të monedhave virtuale për rreth 15 mijë njerëz duke u premtuar fitime të larta.
Policia ka thënë se grupi ka lëshuar gjashtë nga 28 monedhat në shkëmbimet e kriptove jashtë shtetit dhe se po menaxhonte ekip krijuesish të tregut për t’i rritur çmimet. Policia i ka përshkruar monedhat si “të pavlefshme”.
Grupi kishte krijuar kompani këshilluese investimesh dhe ekipe shitjesh, për t’ua shitur asetet virtuale njerëzve që ishin abonuar në një kanal të YouTube, thuhet në deklaratën e policisë.