Botë

Policia italiane akuzohet se i detyroi aktivistet t’i hiqnin të brendshmet, kërkohet hetim

polizia

Ilustrim

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka kërkuar të hapet hetim për policinë në qytetin Brescia pas pretendimeve se shtatë aktiviste për klimën u detyruan t’i hiqnin të brendshmet gjatë intervistimit.

Aktivistët ishin në mesin e 22 personave që u dërguan në stacionin policor të Brescias të hënën pasi zyrtarët ndaluan një protestë që mbahej jashtë fabrikës “Leonardo”.

Aktivistët kanë pretenduar se iu nënshtruan një trajtimi degradues nga duart e policëve.

Gratë kanë thënë se kjo iu kërkua vetëm të arrestuarve gra, raportoi Guardian. 

Aktivistët u mbajtën rreth shtatë orë deri kur u akuzuan me veprën penale të protestës së paralajmëruar.

Policia e Brescias ka thënë se kontrollet u kryen nga police gra dhe se u kontrolluan nëse kishin ndonjë objekt të rrezikshëm. Ajo mohoi akuzat për trajtim degradues.

Policia i akuzoi aktivistët për “minim të rregullit dhe sigurisë publike”.