Botë

Policia gjermane qëllon për vdekje një burrë që po kërcënonte me thika qytetarët

policia gjermane

Policia ka qëlluar për vdekje një burrë që ka kërcënuar kalimtarët në rrugë në Gjermani pasi tentoi t’i sulmonte me dy thika policët.

Ngjarja ndodhi në Moers, afër qyteteve Duisburg dhe Duesseldorf. Policia kishte pranuar raportime për një burrë që po kërcënonte disa njerëz.

Kur policët shkuan aty, burri i sulmoi me dy thika, raportoi AP. Policët gjuajtën drejt 26-vjeçarit, gjerman, dhe vdiq nga plagët. Askush nuk u lëndua.

Të premten mbrëma, tre persona u vranë dhe tetë pësuan lëndime nga një sulm me thikë në festivalin në Solingen. Dyshohet se sulmuesi është një ekstremist islamik nga Siria i cili u vetëdorëzua në Polici.