64-vjeçarja Arom Arunroj u kafshua disa herë nga gjarpri, i cili ishte futur në shtëpinë e saj në Bangkok. Ajo ka përshkruar se e kishte ndjerë kafshimin e parë.
“E shikova dhe ishte një gjarpër”, ka thënë ajo.
Arom ka shtuar se tentoi ta luftonte gjarprin dhe thirri për ndihmë, por askush nuk e dëgjoi.
Në një pikë ajo e kapi kokën e gjarprit me shpresën se do ta lëshonte, por “nuk e bëri, përkundrazi vazhdoi të më shtrëngonte duke më mbështjellë më trup”.
Një komshi më vonë dëgjoi dhe vrapoi për ndihmë pasi kishin kaluar rreth dy orë.
Anusorn Wongmali Anusorn nga Policia ka thënë se e ka thyer derën e dhomës së Aromit pasi dëgjoi një zë të dobët. “Me gjasë ajo ishte në atë gjendje për një kohë, sepse lëkura i ishte zbehur”.
Pitoni 4 metra u gjet i mbështjellë për belin e saj. Arom u dërgua në spital. Pitonët nuk janë helmues, por kafshimet e tyre mund të shkaktojnë infektim. Ata vrasin prenë e tyre duke e mbështjellë trupin për ta dhe duke i mbytur.