Ushtria ukrainase i ka falënderuar publikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ndihmën e dhënë në luftën kundër agresionit rus.
Në një video të përbashkët, udhëheqësit e luftës thanë fjalë falënderuese për SHBA-në, duke thënë se secila predhë e dorëzuar është jetë e shpëtuar e secilit ushtar dhe i dhjetëra jetëve të civilëve.
The 🇺🇦 warriors say "Thank you!" to the American people for their support!
📹: Land Forces pic.twitter.com/KGTR9VHCwy
“Armët nga SHBA-ja mbrojnë të ardhmen e Ukrainës. Kjo është më tepër se ndihmë. Ky është një simbol i vlerave dhe i drejtësisë sonë të përbashkët. Së bashku, ne luftojmë për një botë më të mirë”, thuhet në mesazhin që u dha direkt nga frontet e luftës.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar videomesazhin, ku luftëtarët thanë se armët e dërguara nga SHBA-ja “u siguruan nga populli amerikan për të mbrojtur Ukrainën”.
“I falënderojmë të gjithë amerikanët që na kanë ofruar armë. Me ndihmën e këtyre armëve, Ukraina ende po përpiqet të mbrojë botën e lirë. Ne, ushtarët ukrainas, ju falënderojmë sinqerisht për mbështetjen dhe ndihmën tuaj. SHBA, ndihma juaj afron paqen. Së bashku mbrojmë lirinë”, thuhet në mesazh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më së shumti e kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase, por me ardhjen e Administratës Trump, ndihmat janë pezulluar. Presidenti Donald Trump ka thënë se armëpushimi mes Ukrainës e Rusisë duhet të arrihet sa më shpejt, teksa ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, s’e nuk po punon për paqe.
Ukrainës iu është ndaluar edhe ndihma e inteligjencës amerikane.