Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur në Izraelin verior të enjten, si pasojë e një sulmi me raketa të lëshuara nga Libani.
Katër nga të vrarët raportohet se janë punëtorë të huaj, teksa sulmi konsiderohet më vdekjeprurësi që nga pushtimi i Izraelit në fillim të këtij muaji, raporton AP.
Grupi militant në Liban, Hezbollah, ka gjuajtur raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe ka kryer sulme hakmarrëse, që kur sulmi i Hamasit nga Rripi i Gazës më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën atje.
Konflikti përgjatë kufirit u përshkallëzua në një luftë të plotë muajin e kaluar, kur Izraeli nisi një valë sulmesh të rënda ajrore në të gjithë Libanin dhe vrau udhëheqësin më të lartë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe shumicën e zëvendësve të tij.
Forcat tokësore izraelite u futën në Liban në fillim të tetorit.