Pesë persona kanë mbetur të vdekur si rezultat i një sulmi rus në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, në orët e para të së hënës.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, sulmet shkatërruan pjesërisht ndërtesa banimi, duke shkaktuar zjarre dhe dëme të mëdha, raporton AP.
Një i vdekur dhe 20 të plagosur janë raportuar nga sulmet në qytetin juglindor të Zaporizhzhias.
Autoritetet lokale kanë raportuar trI sulme të veçanta që dëmtuan ndërtesa banimi.