Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 83 të tjerë janë lënduar si pasojë e një torandoje që përfshiu provincën lindore të Kinës, Shandong, të premten.
Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, mbi 2.800 shtëpi janë shkatërruar.
Dëme ka pësuar edhe rrjeti energjetik i vendit.
Administrata Meteorologjike e Kinës lëshoi paralajmërimin për tornado në pjesë të Shandongut dhe provincës fqinje Jiangsu, mirëpo erërat e forta shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë.
Tornadot zakonisht regjistrohen në provincat jugore dhe bregdetare si Guangdong dhe Jiangsu, sipas China Weather News, raporton “Associated Press”.