Të hënën (6 janar) janë bërë pesë muaj qëkur trupat ukrainase janë futur në rajonin rus, Kursk, ku thuhet se po luftime frontale po vijojnë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në rrjetin social X se gjatë operacionit special në këtë rajon Rusia i ka humbur mbi 38.000 ushtarë.
Ai tha se “veprimet speciale” po vijojnë.
Today marks exactly five months since the start of our actions in the Kursk region, and we continue to maintain a buffer zone on Russian territory, actively destroying their military potential there. During the Kursk operation, the enemy has already lost over 38,000 soldiers in… pic.twitter.com/aLWbrjZvxH
“Rusët kanë dislokuar njësitet e tyre më të forta në Kursk, duke përfshirë ushtarë nga Koreja e Veriut. Më e rëndësishmja ështe që kjo ‘fuqi punëtore nuk mund të ridrejtohet në fronte të tjera – as në rajonin e Donetskut, as kundër Sumyt, rajonit të Kharkivt ose Zaporizhizhias”, thuhet në reagimin e Zelenskyt.
Presidenti ukrainas i ka falënderuar ushtarët “që po e kthejnë luftën në shtëpi, në Rusi”.
“Sot bëhen saktësisht pesë muaj nga fillimi i veprimeve tona në rajonin e Kurskut dhe ne vazhdojmë të ruajmë një zonë tampon në territorin rus, duke shkatërruar në mënyrë aktive potencialin e tyre ushtarak”, ka theksuar ai.