Botë

Personit që theri Salman Rushdien i ngrihen akuza të reja

Rushdie

Personi i akuzuar për sulmin dhe therjen e autorit Salman Rushdie në vitin 2022 në New York është paditur me akuza të reja federale për terrorizëm.

Hadi Matar, 26 vjeç, u padit nga një juri e madhe për tre akuza. Padia e ngritur në gjykatën e qarkut në Buffalo thotë se Matar u përpoq ta “vriste, dhe kreu një sulm që rezultoi në lëndim të rëndë trupor, e sulm me armë të rrezikshme”.

Në dokument po ashtu ai akuzohet se u përpoq “të siguronte material dhe burime” për Hezbollahun, grupin militant të mbështetur nga Irani, dhe pretendon se ai ishte i angazhuar në aktivitet terrorist, raportoi Guardian. 

Janë bërë gati dy vjet nga sulmi ndaj Rushdies. Ai po fliste në një skenë për rëndësinë mbi atë që Amerika u jep azil shkrimtarëve në ekzil kur një burrë vrapoi në skenë dhe e theri disa herë.

Autoritetet thanë se ai pati tri plagë në qafë, katër në bark, një në sy dhe në gjoks. Rushdie humbi shikimin në njërin sy si pasojë e sulmit, e Matar u arrestua menjëherë pas sulmit.