Tifozët izraelitë të futbollit janë sulmuar në qendër të Amsterdamit, kanë thënë zyrtarët, me policinë që ka intervenuar disa herë për t’i mbrojtur.
Autoritetet kanë thënë se pavarësisht prezencës së madhe të policëve, tifozët kanë pësuar lëndime.
Policia holandeze ka arrestuar 57 persona pas përplasjeve ku u përfshinë qytetarë dhe mbështetës izraelitë të futbollit.
Kryeministri Dick Schoof ka dënuar “sulmet antisemitike” dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se dy “avionë shpëtimi” po dërgohen në Amsterdam pas asaj që ushtria izraelite e quajti “incident të rëndë dhe të dhunshëm kundër izraelitëve”.
Një zëdhënës i policisë u ka thënë mediave holandeze se trazirat ndodhën në zemër të qytetit, në sheshin Dam, por nuk tregoi se kush ishte i përfshirë, raportoi BBC.
Mbështetësit e klubit izraelit Maccabi kishin udhëtuar në Amsterdam për ndeshjen kundër Ajaxit.
Para ndeshjes veçse kishte pasur probleme mes fansave të Maccabit dhe protestuesve pro-palestinezë. Por, pas ndeshjes kaloi në dhunë. Policia ka thënë se nuk dihet kush ka marrë pjesë, duke shtuar se të përfshirit kishin veshur veshje të zeza.
VIDEO:
The pogrom in Amsterdam: people saying “I’m not Jewish” to try and save their lives from being lynched by the mob.
Europe, 2024. pic.twitter.com/w8FNEMnytt— Hen Mazzig (@HenMazzig) November 8, 2024
Nach dem 7. Oktober haben wir gesagt, dass dies die Straßen Europas erreichen wird! Letzte Nacht hat ein palästinensischer Mob in #Amsterdam versucht, ein Lynch an israelischen Juden zu verüben! Die Videos sind schockierend. Es ist Zeit, dass wir alle schnell aufwachen! pic.twitter.com/BpqjkiRlyr
— Antonia Yamin אנטוניה ימין (@antonia_yamin) November 8, 2024
Përditësim:
Izraeli anulon avionët ushtarakë – ministri izraelit në “vizitë urgjente diplomatike” në Amsterdam
Planet për të dërguar avionë ushtarakë në Holandë në shpëtim të tifozëve të Maccabit janë anuluar, ka thënë Zyra e kryeministrit të Izraelit.
Zyra ka njoftuar se pas konsultimit me ushtrinë izraelite është vendosur se dërgimi i një “misioni shpëtimi profesional në Holandë nuk ishte i nevojshëm”.
Benjamin Netanyahu ka thënë më herët se dy avionë do të dërgoheshin atje. Por, tani qytetarët izraelitë do të kthehen në shtëpi me linja ajrore të rregullta.
Mediat izraelite kanë raportuar se ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, është nisur për në Holandë për “vizitë urgjente diplomatike”.
E, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, iu ka referuar sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar ndërsa ka dënuar dhunën në Amsterdam të së enjtes ndaj tifozëve izraelitë të futbollit.
“Po shohim këtë mëngjes me tmerr, imazhet dhe videot tronditëse të cilat nga 7 tetori shpresonim të mos i shihnim kurrë më: një pogrom antisemitik që po ndodh kundër tifozëve të Maccabi Tel Aviv dhe qytetarëve izraelitë në zemër të Amsterdamit”, ka thënë ai.
Policia holandeze ka thënë se pesë persona janë dërguar në spital pas lëndimeve nga sulmet gjatë natës.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 62.