(Përditësuar, 14:42) - Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Emergjencave Mjekësore në Washington DC, John Donnelly, ka thënë se nuk besojnë se ka ndonjë të mbijetuar nga aksidenti mes një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak që ndodhi mbi Washington të mërkurën mbrëma.
Në aksident besohet se kanë humbur jetën 67 persona. 60 pasagjerë e 4 pjesëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplan dhe 3 ushtarakë ishin në helikopter.
“Ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar nga ky aksident”, tha Donnelly në konferencë për media, transmeton agjencia “AP”.
Pas përplasjes aeroplani dhe helikopteri përfunduan në lumin Potomac. Donelly tha se 28 trupa janë nxjerrë deri më tash nga lumi, 27 që ishin në aeroplan dhe një në helikopter.
Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, ka thënë se helikopteri ushtarak ishte në dijeni se kishte një aeroplan në atë zonë. Ai ka thënë se helikopteri ishte në fluturim stërvitor. Ai tha se nuk nënkupton se pilotët ishin të papërvojë, por “i quajmë misione të tilla që fluturohet në zonën e DC pasi pilotët marrin përvojë në këto misione stërvitore”.
Ai ka përsëritur pretendimet se presidentit të SHBA-së, Donald Trump se ky aksident ka qenë i evitueshëm.
“Për të mbështetur atë që tha presidenti, nga ajo që kam parë deri më tash se a mendoj se kjo ishte evitueshme? Absolutisht se po”, tha Duffy.
30 trupa janë gjetur nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA
Përditësuar (13:29) - Reaguesit e urgjencës kanë nxjerrë deri më tani 30 trupa nga vendi i përplasjes së një aeroplani me një helikopter ushtarak në Washington DC, të mërkurën vonë.
Aeroplani ishte pak para aterimit, kur helikopteri ushtarak i cili ishte në stërvitje, është përplasur për të.
Nuk dihet shkaku që ka çuar në aksident.
Në aeroplan ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa në helikopter ndodheshin tre pjesëtarë ushtarakë.
Përditësuar (09:11) - Helikopteri nuk ishte përgjigjur ndaj paralajmërimeve të kontrollit të trafikut ajror, tregon audioja
Në një audio inxhizim të publikuar pas aksidentit ajror në SHBA të mërkurën vonë, dëgjohet një kontrollues i trafikur ajror duke pyetur helikopterin pak para përplasjes, nëse e ka në pamje aeroplanin e pasagjerëve të “American Airlines”, raporton CNN.
Audio inxhizimi tregon po ashtu se një tjetër paralajmërim jepet nga kontrolli i trafikut ajror dhe disa sekonda më vonë ndodh përplasja.
Audioja nuk tregon asnjë përgjigje nga helikopteri ndaj paralajmërimeve nga kontrolli i trafikut ajror.

Përditësur (09:02) - Gjenden 19 trupa nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA
Autoritetet kanë gjetur të paktën 19 trupa në lumin “Potomac” pas përplasjes së një aeroplani me një helikopter ushtarak të mërkurën vonë, në Washington DC, ka thënë për CBS News një burim.
Në avion ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ndërkaq në helikopter tre personel ushtarak.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasje.
Përplaset një avion me një helikopter ushtarak në Washington DC, besohet për mbi 60 të vdekur
Një avion i American Airlines është përplasur në ajër me një helikopter ushtarak në Washington DC, ku të dy u rrëzuan në lumin “Potomac”.
Avioni kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa tre ushtarë të ushtrisë amerikane ishin në bordin e helikopterit ushtarak, raporton BBC.
Rreth 300 reagues emergjence kanë dalë në vendin e ngjarjes, me zhytës policie dhe varka që kërkojnë në ujë për të mbijetuar.
Zyrtrët policorë i kanë thënë CBS News se deri më tani ekipet kanë arritur të nxjerrin 18 trupa.
Përplasja ka ndodhur afër pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Reagan” rreth orës 21:00 me kohën lokale, ka bërë të diturt Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë për CBS News.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për "aksidentin e tmerrshëm" dhe ka falënderuar reaguesit e urgjencës për punën e tyre.
A passenger plane and helicopter have collided in the skies above Washington DC.
A web camera shot from the Kennedy Center showed a flash of light mid-air across the Potomac River around 8.47pm local time.https://t.co/giM6v2ky4J pic.twitter.com/LNGGlWLSIF— Sky News (@SkyNews) January 30, 2025