Botë

Përpjekje zgjidhjeje për Gazën e pasluftës

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka shfaqur shqetësim për dështimin e Izraelit për të reduktuar viktimat civile dhe planet e tij për të ardhmen e Gazës, por Shtëpia e Bardhë vazhdon të ofrojë mbështetje me gjithë zemër për Izraelin me dërgesa armësh dhe mbështetje diplomatike.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe presidenti palestinez të premten kanë diskutuar për marrëveshjet për Gazën e pasluftës - e cila, sipas një zyrtari të lartë amerikan, mund të përfshijë riaktivizimin e forcave palestineze të sigurisë që u dëbuan nga Hamasi pasi mori pushtetin në vitin 2007.

Propozimi, i paraqitur si një nga disa opsione, ishte treguesi i parë specifik i vizionit të Uashingtonit për marrëveshjet e sigurisë në Gazë nëse Izraeli arrin objektivin e mbështetur nga SHBA-ja për t’i dhënë fund kontrollit të Hamasit mbi enklavën e rrethuar.

Çdo rol për forcat palestineze të sigurisë në Gazë është i detyruar të shkaktojë kundërshtim të fortë nga Izraeli, i cili kërkon të mbajë një prani të hapur sigurie atje dhe thotë se nuk do të lejojë një bazë të pasluftës për Autoritetin Palestinez të mbështetur ndërkombëtarisht, qendër me bazë në Bregun Perëndimor, një qeveri autonome e udhëhequr nga presidenti Mahmud Abbas.

Të enjten Jake Sullivan, këshilltar për sigurinë kombëtare, foli me liderët izraelitë për një afat kohor për mbylljen e fazës intensive luftarake të luftës.

Ofensiva, e shkaktuar nga sulmi i papritur i Hamasit në Izrael më 7 tetor, ka rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës veriore dhe ka dëbuar 80% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës nga shtëpitë e tyre. Njerëzit e zhvendosur janë strehuar në strehimore kryesisht në jug në një krizë humanitare spirale.

Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden, ka shfaqur shqetësim për dështimin e Izraelit për të reduktuar viktimat civile dhe planet e tij për të ardhmen e Gazës, por Shtëpia e Bardhë vazhdon të ofrojë mbështetje me gjithë zemër për Izraelin me dërgesa armësh dhe mbështetje diplomatike.

“Unë dua që ata të përqendrohen në mënyrën se si të shpëtojnë jetë civile,” ka theksuar Biden të enjten, kur u pyet nëse dëshiron që Izraeli të zvogëlojë operacionet e tij deri në fund të muajit. “Mos ndaloni së shkuari pas Hamasit, por jini më të kujdesshëm”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se Sullivan bisedoi me presidentin izraelit Benjamin Netanyahu për kalimin në “operacione me intensitet më të ulët” diku “në të ardhmen e afërt”.

Nuk ishte e qartë se deri në çfarë mase SHBA-ja dhe Izraeli ndryshojnë në orar. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i tha Sullivanit se do të duheshin muaj për të shkatërruar Hamasin, por nuk tha në deklaratën e tij nëse vlerësimi i tij i referohej fazës aktuale të luftimeve të rënda.

Gallant ka thënë se kjo fazë do të pasohet nga një fushatë me intensitet më të ulët për të zhdukur çdo xhep të rezistencës së Hamasit.

Një pritë vdekjeprurëse e Hamasit ndaj trupave izraelite në qytetin e Gazës këtë javë tregoi qëndrueshmërinë e grupit dhe vuri në pikëpyetje nëse Izraeli mund ta mposhtë atë pa fshirë të gjithë territorin.

Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit gjatë 10 javëve të fundit kanë vrarë më shumë se 18.700 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi. Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nën rrënoja.

Përktheu: Blerta Haxhiu