Botë

Përleshje mes tifozëve edhe në ndeshjen mes Francës e Izraelit

tifozat izraelite

Foto: Getty

Përleshja ka shpërthyer në stadiumin “Stade de France” gjatë një ndeshje të tensionuar mes ekipeve të futbollit të Izraelit dhe Francës. Por, prania e madhe e policëve ka siguruar që të shmanget përsëritja e dhunës që u shkaktua në Amsterdam.

Ndeshja cilësohej si e “rrezikut të lartë” pas akteve të huliganizmit dhe antisemitizmit që ndodhën në Holandë para dhe pas ndeshjes mes Ajaxit dhe klubit izraelit, Maccabi Tel Aviv javën e kaluar.

Himni kombëtar i Izraelit u ndoq me fishkëllima dhe brenda 10 minutave të parë të fillimit të ndeshjes, një numër i vogël tifozësh u përplasën.

Përleshja shpejt u ndalua nga sigurimi, me policinë që qëndroi e gatshme për të intervenuar. Autoritetet në Paris kanë qëndruar në gatishmëri të lartë.

Në stadium pati më pak se 20,000 persona, duke e bërë praninë më të ulët ndonjëherë të njerëzve në “Stade de France” që ka kapacitet për 80,000 njerëz.

VIDEO:

 

VIDEO: